Banimi i një e Drejt Themelore e Njeriut

Objektivi kryesor i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së familjeve të rrezikuara sociale në Kosovë, përmes sigurimit të banesave sociale E drejta për strehim të duhur është njohur edhe nga institucionet e Kosovës. Për këtë qëllim në vitin 2010 parlamenti i Kosovës ka miratuar Ligjin nr. 03 / L 164 për programet specifike për financimin e strehimit. Përmes zbatimit të projektit do të rritet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës përgjegjëse për strehimin social nëpërmjet krijimit të mekanizmave të rregullt të komunikimit. Përveç kësaj, do të mbështetet edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor - Departamenti i Strehimit në mbledhjen e informacionit, nëpërmjet krijimit të një baze të të dhënave