Banimi për të Gjithë

DT ka përfunduar me sukses projektin “Banimi për të gjithë” me objektivë të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së Banimit Social në Kosovë. Banimi Social është njëra ndër temat të cilat nuk janë duke u trajtuar si duhet nga komunat e Kosovës. Në të shumtën e rasteve komunat ju ndihmojë familjeve në nevojë për strehim në mënyrë ad-hoc (aty për aty) pa ndonjë planifikim të duhur.Si e arritur kryesore e projektit konsiderohet ndihma të cilën DT i ka ofruar 10 komunave të Kosovës për të përpiluar programe tre vjeçare për banim ashtu që Komunat të planifikojnë banimin për tre vitet në vijim. Në këto programe janë përfshirë numri i familjeve të cilët duhet të ndihmohen, mënyra se si duhet të ndihmohen këto familje si dhe është bërë analizë buxhetore se sa mjete materiale duhen për këtë qëllim. Në kuadër të projektit janë mbajtur 9 debate me qytetarë ku nga dora e parë DT dhe komunat i kanë shpjeguar qytetarëve se cilat janë të drejtat por edhe obligimet e tyre kundrejt banimit social. DT ka prezantuar edhe një spot vetëdijesues në 4 Televizione Kosovare pothuaj gjatë tërë muajit Tetor.Ky projekt është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Prapa